Maia Morgenstern

Maia Morgenstern, një ndër aktoret më të njohura të kinematografisë dhe skenës, e përshkruar nga media dhe kritika si “Simbol i teatrit dhe filmit rumun”, ishte  e ftuar speciale e Festivalit Ndërkombëtar Teatror në Elbasan.

Morgenstern numëron me dhjetëra role në filma dhe shfaqje teatrore në Rumani, por roli i saj më i spikatur botërisht mbetet ai i Shën Marisë, nënës së Jezusit, në filmin e Mel Gibson “Pasioni i Krishtit”. Ajo është bërë e njohur në Rumani, që në fillim të viteve ’90, me rolin e saj, Nela, në “Balanța”, një film i njohur në SHBA me titullin “Lisi”, ngjarjet e të cilit vendosen në periudhën e komunizmit rumun. Në vitin 2011, ne “Shëtitoren e Famës” në Bukuresht, u vendos një yll me emrin e saj.

Maia Morgenstern do të ngjitet në skenën e Teatrit Skampa, së bashku me një tjetër aktor të njohur rumun, Marius Bodochi, me shfaqjen “Marina and Ulay”, ku ajo portretizon artisten e shquar, Marina Abramović, duke sjellë në kujtesë historinë e saj të dashurisë me Ulay dhe disa prej performancave të saj më me ndikim në histori. Kjo shfaqje është cilësuar nga audienca dhe mediat si një performancë e shkëlqyer dhe mbrëmje e paharrueshme, kudo ku është prezantuar.

Maia Morgenstern, a famous Romanian film and stage actress, described by media as “a symbol of Romanian theater and film”, was a special guest of the International Theatre Festival in Elbasan. Morgenstern has dozens of roles in films and theaters in Romania, but in the English-speaking world, she is probably best known for the role of Mary, mother of Jesus, in Mel Gibson’s “The Passion of the Christ”. In Romania, she has been nationally known since her 1992 role as Nela in Balanța, a film known in the United States as The Oak, set during the waning days of Communist Romania. She received a star on the Romanian Walk of Fame in Bucharest on 1 May 2011.

Maia Morgenstern will come on the stage of Skampa Theatre, with the play “Marina and Ulay”, along with another renowned Romanian actor Marius Bodochi, where she portrays the prominent artist Marina Abramović; her love story, the artistic mood and the remembrance of some of the most influential artistic performances in history. This show has been praised as a an outstanding performance and an unforgettable night with a very strong emotional impact, wherever it is presented.

Leave a Reply

Your email address will not be published.