International Theatre Festival "Skampa 2017"

International Theatre Festival "Skampa 2017"
All the attention of Albanian scenic art artist has returned to Elbasan, where today’s evening will set the International Festival of Contemporary Theater “Skampa17”, which takes place every year during the fall season in this city. This year marks the 19th edition of this festival, which will be held from 22 to 27 October. Thirteen theater troupe, six Albanian and seven foreigners, including troops from China, USA, Chile, Russia, Italy, Switzerland, Kosovo etc. have been selected (among 67 submitted applications) to climb the stage of the Elbasan theater during this edition.
Under the artistic direction of renowned filmmaker Adonis Filipi, this event is organized by the Association of Contemporary Albanian Theater A.T.K., in cooperation with Skampa Theater and with the support of Elbasan Municipality and the Ministry of Culture. The artistic profile of the festival “Skampa” is exploration of stage and theater culture, through the contemporary achievements of artistic communication, alternative and scenic and theatrical experiment.
Each edition has its own slogan within this artistic profile, marking an artistic and managerial challenge of its continuity, through the exchange of ideas and exchange of experiences.
This year’s edition comes under the slogan “Awakening”, whose concept, according to the artistic director, in addition to the new forms, also carries a poetic spirit: “An awakening in the space flight, an awakening in the monotony of silence, an awakening in the conscience, an awakening in the movement of aesthetics, an awakening in the naked soul covered with suit armor, an awakening in the actor’s guise, an awakening in the eyes of the spectator, an awakening in the alternative … “.
The first night of “Skampa ’17” is opened by Chinese Kunqu Opera Opera. The show featuring this troupe is titled “Chairs”, one of the well-known works of Romanian playwright Eugene Ionesco, which is on stage under the direction of Guang-Jin Ni.
While the second show of the evening will be the dramatic poem “Gjergj Kastriot Skënderbeg”, from the Albanian American Theater Corps, under the auspices of the well-known Albanian actor and filmmaker, born in Macedonia, living in the USA, Xhevat Limani. In the days to come, 16 different performances will be realized, with a stretch not only in the city of Elbasan, but also in other cities, such as Tirana, Gramsh and Librazhd. The main goal of this festival is to approach theatrical alternatives, contemporary influences, not only to the closed scene, but also to urban and tourist environments as the need for a more tangible relationship between the theater and the spectator.
About the Festival “Skampa”
The first International Festival of Contemporary Theater “Skampa ’99” opened 18 years ago in Elbasan, with the slogan “New Format” in coherence with European integration, as the first international theater festival, which paved the way for festivals other in Albania. This event has already provided a prominent tradition, with its biography and artistic vocation, contributing greatly to the promotion of Albanian art abroad, with the participation of a variety of troops and companies at many international festivals such as Italy, Romania, Russia, Greece , Turkey, Belgium, etc., as well as involvement in joint projects, workshops and seminars.
The Skampa Festival is the largest theater competition in our country with the participation of over ten troops in each edition, archiving over 220 world shows, over 2,500 Albanian and foreign artists and over 90,000 spectators not only from the region , Europe, but also from America, Argentina, China, Chile, etc. On the other hand, it can be considered a “Laboratory Festival” as it includes the organization of activities where contemporary scenic methods, artistic and managerial exploration, through seminars and workshops with specialists from America, Germany, Italy, Bulgaria, etc.
In this way, the Festival has become part of the newest Albanian theater heritage, one of the most prominent in the region in the service of contemporary theater developments, an attractive platform for art education. Compared to other theater festivals in the country, the “Skampa” Festival, in every edition, had the largest number of performances, with the participation of around twofold of theater troupe and their wider geographical reach.
FESTIVALI NDËRKOMBETAR TEATROR “SKAMPA 2017”
E gjithë vëmendja e ajkës së artit skenik shqiptar është rikthyer drejt Elbasanit, ku mbrëmjen e sotme do të ngrejë siparin Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Bashkëkohor “Skampa ’17”, që zhvillohet çdo vit gjatë sezonit të vjeshtës në këtë qytet. Ky vit shënon edicionin e 19-të të këtij festivali, i cili do të mbahet nga data 22 – 27 Tetor.
Trembëdhjetë trupa teatrore, gjashtë shqiptare dhe shtatë të huaja, mes te cilave, trupa të ardhura nga Kina, SHBA, Kili, Rusia, Italia, Zvicra, Kosova etj. janë përzgjedhur (mes 67 aplikimeve të ofruara) të ngjiten në skenën e teatrit elbasanas gjatë këtij edicioni. Nën drejtimin artistik të regjisorit të njohur Adonis Filipi, ky aktivitet organizohet nga Asociacioni i Teatrit Bashkëkohor Shqiptar ATK, në bashkëpunim me Teatrin “Skampa” dhe mbështetjen e Bashkisë Elbasan dhe Ministrisë së Kulturës.
Profili artistik i festivalit “Skampa” është eksplorimi gjuhës së kultivuar skenike e teatrore, përmes arritjeve bashkëkohore të komunikimit artistik, alternativës dhe eksperimentit skenik e teatror. Çdo edicion ka sloganin e tij brenda këtij profili artistik duke shënuar një sfidë artistike dhe menaxheriale të vazhdimësisë së tij, përmes ballafaqimit të ideve dhe shkëmbimit të eksperiencave.
Edicioni i sivjetshëm vjen nën sloganin “Zgjim”, koncepti i të cilit, sipas drejtorit artistik, përveç formave të reja, mbart edhe një frymë poetike: “Një zgjim në fluturimin e hapësirës, një zgjim në monotoninë e heshtjes, një zgjim në vështrimin e koshiencës, një zgjim në lëvizjen e estetikës, një zgjim në shpirtin lakuriq të mbuluar me armaturën e kostumit, një zgjim në maskën e aktorit, një zgjim në sytë e spektatorit, një zgjim në alternativë…”.
Nata e parë e “Skampa ’17” çelet nga trupa kineze e Shanghai Kunqu Opera. Shfaqja me të cilën përfaqësohet kjo trupë titullohet “Karriget”, një nga veprat e njohura të dramaturgut rumun Eugen Ionescu, e cila vjen në skenë nën regjinë e Guang-Jin Ni.
Ndërsa shfaqja e dytë e mbrëmjes së sotme do të jetë poema dramatike “Gjergj Kastriot Skënderbeg”, nga trupa e Teatrit Shqiptar të Amerikës, nën regjinë e aktorit dhe regjisorit të mirënjohur shqiptar, i lindur në Maqedoni, me banim në SHBA, Xhevat Limani.
Në ditët në vijim do të realizohen 16 performanca të ndryshme, me një shtrirje jo vetëm në qytetin e Elbasanit, por edhe në qytete të tjera, si në Tiranë, Gramsh dhe Librazhd.
Synimi kryesor i këtij festivali është qasja ndaj alternativave teatrore, prurjeve bashkëkohore, jo vetëm ndaj skenës së mbyllur, por dhe ndaj mjediseve urbane, turistike, si nevojë e një marrëdhënieje më të prekshme ndërmjet teatrit dhe spektatorit.
Mbi Festivalin “Skampa”
Festivali i parë Ndërkombëtar i Teatrit Bashkëkohor “Skampa ’99” hapi siparin 18 vite më parë në  Elbasan, me sloganin “Format e reja”, në koherencë me zhvillimet integruese evropiane, si i pari festival ndërkombëtar teatror, që i çeli rrugën edhe festivaleve të tjera në Shqipëri.
Ky eveniment, tashmë ka siguruar një traditë të spikatur, me biografinë dhe vokacionin artistik të tij, duke kontribuar mjaft në promovimin e artit shqiptar jashtë vendit, me pjesëmarrjen e nje sërë trupash e kompanish në mjaft festivale ndërkombëtare si Itali, Rumani, Rusi, Greqi, Turqi, Belgjikë, etj., si dhe përfshirje në projekte të përbashkëta, work-shope dhe seminare të ndryshme.
Festivali “Skampa” eshte kompeticioni me i madh teatror që zhvillohet në vendin tonë, me pjesëmarrjen e mbi dhjetë trupave në çdo edicion, duke arshivuar mbi 220 shfaqje botërore, mbi 2500 artistë shqiptarë e të huaj dhe mbi 90 000 spektatorë, jo vetem nga rajoni, Europa, por dhe nga Amerika, Argjentina, Kina, Kili, etj. Nga ana tjeter ai mund të cilësohet edhe si një “Festival Laborator”, pasi aty përfshihet edhe organizimi i veprimtarive ku shpalosen metodat bashkëkohore skenike, në fushën e eksplorimit artistik e menaxherial, përmes seminareve dhe work-shopeve me specialistë nga Amerika, Gjermania, Italia, Bullgaria, etj.
Në këtë mënyrë, Festivali është bërë pjesë e trashëgimisë më të re të teatrit shqiptar, ndër më të spikaturit në rajon në shërbim të zhvillimeve bashkëkohore të teatrit, një platformë atraktive e edukimit përmes artit.
Duke u krahasuar me festivalet e tjera te teatrit ne vend, Festivali “Skampa”, në çdo edicion, ka pasur numrin më të madh të shfaqjeve, me pjesëmarrjen e rreth dyfishit të trupave teatrore dhe shtrirjen më të gjerë gjeografike të tyre.
 
 
 
 
Article by
Klejda Plangarica
Web: www.skampafestival.com
Email: info@skampafestival.com

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.